LAJMI I FUNDIT:

A mund t’i hiqet patenta e shoferit këmbësorit të dehur?

A mund t’i hiqet patenta e shoferit këmbësorit të dehur?

Pas një testi pozitiv për alkoolin, policia i hoqi patentën italianit edhe pse ai po ecte në rrugë pas darkës në një restorant.

Historia e fundit e vitit të kaluar dhe e rrëfyer për mediat nga avokati i shoferit të dënuar Fabrizio Corona, Ivano Chiesa, ka ndodhur në Como të Italisë. Ngjarja ka ndodhur në dalje të një lokali në atë vend, ku policët vendas kanë gjobitur shoferin.


Corona, i cili është vetë avokat dhe që në atë kohë ishte në shoqërinë e një personi tjetër, është gjobitur për parkimin e veturës në një vend ku nuk lejohet.

“Gjithçka është në rregull”, nënvizon avokati Ivano Chiesa, shkruajnë mediat italiane.

Problemet u krijuan kur klienti dhe shoku i tij shkuan në komisariat për të pyetur se çfarë po ndodhte. Oficerët e policisë vendosën t’i nënshtroheshin të dyve një testi alkooli, i cili “tregoi se niveli i alkoolit në gjak i shoferit ishte pak më i lartë se kufiri ligjor”, tha Chiesa për gazetën Repubblica të Milanos.

“Në atë moment policët marrin një vendim të pabesueshëm: i hoqën patentën edhe pse klienti im nuk ishte duke vozitur në atë moment dhe as sapo kishte zbritur nga vetura. E përsëris: në komisariat ka arritur në këmbë”.

Përballë një vendimi befasues, shoferi vendos të apelojë në gjykatë. Ankesa u pranua, kështu që, të paktën teorikisht, Corona tani është në gjendje t’i kthejë patentën e shoferit.

Më pas, megjithatë, pason një befasi e re.

“Pas vendimit të gjyqtarit shkuam sërish në prefekturë për të marrë patentën, por zyrtarët kundërshtuan duke thënë se duhet të bëhen analizat e para klinike për të përcaktuar aftësinë e klientit tim për të drejtuar automjetin”, shpjegon Chiesa.

“Pra, edhe pse ishte një dështim i veprimit zyrtar, më thanë se ‘është praktika e tillë’ nëse klienti im nuk aplikon te një gjykatës për të lëshuar një urdhër pezullimi me një deklaratë shtesë që urdhëron kthimin e menjëhershëm të dokumentit”, tha avokati.

Gjyqtari pranoi kërkesën dhe në këtë mënyrë krijoi kushtet që licenca të kthehej përfundimisht në duart e pronarit të saj legjitim. /Telegrafi/