LAJMI I FUNDIT:

A mund të parandalohej tragjedia: Flasin ekspertët

A mund të parandalohej tragjedia: Flasin ekspertët

Të shtunën e kobshme, në pjesën verilindore të Shkupit pati reshje të shiut rreth 30 milionë metër kub ujë, thotë profesori Ivica Milevski nga Instituti i Gjeografisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai ka thënë se sikur ujëmbledhësit të ishin në gjendje të rregullt dhe kanalet të ishin të pastruara, uji do ta kishte gjetur rrugën, gjegjësisht do të ishte derdhur në Vardar. Problem shtesë sipas tij, janë edhe shpatet zhveshura në Malin e Zi të Shkupit që nuk arritën ta mbajnë ujin në katër basenet që aktivizohen gjatë reshjeve të rrëmbyeshme.


“Sikur rrjeti i drenazhit të ishte në gjendje të rregullt dhe këto ujëra do të grumbulloheshin me kohë, atëherë do të kishte më pak dëme. Nëse shpatet do të ishin më të dendura me vegjetacion, ata do të ishin në gjendje të mbajnë të paktën 30 deri 40% të ujit. Pra, është e domosdoshme zgjidhje integrale, që një rrezik i këtillë të mos na përsëritet”, është shprehur Ivica Milevski, Profesor në FMN.

Kanalizimi i papërshtatshëm atmosferik është arsyeja pse gjatë shirave të rrëmbyeshëm krijohen “liqene” në nënkalime, thotë arkitekti Miroslav Gërçev. Ai thotë se sistemi i kanalizimeve përreth qytetit është ndërtuar në kohën e socializmit dhe bëhet fjalë për kanale me gjatësi rreth 1000 kilometra. Sipas Gërçevit, problemi qëndron në atë se pushteti gjatë gjithë këtyre viteve nuk e ka përmirësuar kanalizimin ekzistues.

“Kanalizimi atmosferik ndërtohet paralelisht me ndërtimin e qytetit dhe kjo është një ndërmarrje e madhe infrastrukturore.  Në anën tjetër, ajo që ndërtohet duhet të mirëmbahet, pa marrë parasysh kush është në pushtet. Prandaj, për mos-mirëmbajtjen dhe bllokimin e kanaleve, përgjegjësinë duhet ta mbajnë autoritetet e qytetit”, tha Miroslav Gërçev, Profesor i Fakultetit të Ndërtimtarisë.

Sipas ekspertëve, faktor rrezikues është edhe niveli i lartë i ujërave nëntokësorë në pjesët më të ulëta, dhe për këtë shkak, toka nuk mund ta absorbojë ujin. Pikat më të rrezikuara janë rrëzë Malit të Zi të Shkupit, nga Haraçina deri në Smilkovcë, si dhe Trubareva dhe Petroveci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori