LAJMI I FUNDIT:

Mund të ketë “ndihmuar në lindjen e 550 fëmijëve”, donatori holandez i spermës përfundon në gjykatë

Mund të ketë “ndihmuar në lindjen e 550 fëmijëve”, donatori holandez i spermës përfundon në gjykatë

Një dhurues obsesiv holandez i spermës do të dalë para gjykatës në javët e ardhshme, në një çështje civile të përqendruar në ndalimin e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 41-vjeçari nga Haga akuzohet se ka mashtruar qindra gra në të gjithë botën dhe mund të ketë ndihmuar në krijimin e mbi 550 fëmijëve, tha fondacioni Donorkind, i cili qëndron pas çështjes gjyqësore.


Shoqata holandeze e gjinekologëve NVOG paralajmëroi për herë të parë për një burrë, një muzikant, në vitin 2017, kur doli se ai kishte “ndihmuar në lindjen” e të paktën 102 fëmijëve në Holandë nëpërmjet 10 klinikave të ndryshme.

Emri i tij nuk është bërë publik nga shtypi holandez, të cilët i referohen si Jonathan M, por emri i tij i plotë është Jonathan Jacob Meijer, sipas një raporti të vitit 2021 mbi rastin nga New York Times.

Kur “dhurimi i tij i tepërt” u bë publik, Meijer u vendos në një listë të zezë, por vazhdoi të dhuronte jashtë vendit, në Danimarkë dhe në Ukrainë, dhe ofroi shërbimet e tij si donator përmes faqeve të internetit, ndonjëherë duke përdorur emrin Ruud.

Eva, gruaja holandeze në qendër të çështjes gjyqësore, kishte një fëmijë nga Meijer në vitin 2018.

“Nëse do ta dija se ai kishte bërë tashmë më shumë se 100 fëmijë, nuk do ta kisha zgjedhur kurrë atë”, tha ajo në një deklaratë. “… Shumë nëna i kanë thënë atij se duhet të ndalojë, por asgjë nuk ndihmoi”.

Eva dhe fondacioni Donorkind tani duan të ndalojnë dhurimin e Meijer dhe të zbulojnë saktësisht se në cilat klinika ai ka dhuruar spermë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori