LAJMI I FUNDIT:

A mund të jetë Bugatti më i shpejtë se avioni Rafale?

A mund të jetë Bugatti më i shpejtë se avioni Rafale?

Ditët e fundit është folur shumë për avionët luftarakë francezë dhe këtu kemi një garë të pazakontë.

Të gjithë ende e kujtojmë kur në vitin 2007 Richard Hammond në Bugatti Veyron u përpoq të ishte më i shpejtë se Typhoon Eurofighter. 14 vjet më vonë është koha për një pasardhës, dhe ai po lufton për krenarinë e industrisë franceze të veturave.


Në pistë është edhe avioni Rafale Marine e Dassault, krenaria e aviacionit francez, transmeton Telegrafi.

Pas timonit të Bugatti Chiron Sport është Pierre-Henri Raphanel, shoferi zyrtar i Bugatti i cili plotësoi rezymenë e tij me 14 paraqitje në Le Mans, një fitore në Formula 3 (1985) dhe një kualifikim për Grand Prix F1 Monaco ( 1989). I njëjti shofer është “fajtor” që në vitin 2010 Veyron theu rekordin botëror të shpejtësisë me një shpejtësi prej 431,072 km / orë.

Ne dimë gjithçka për Chiron. Quad-turbo 8.0 jep 1.500 kuaj fuqi dhe 1.600 Nm, dhe shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin në 2.4 sekonda. Shpejtësinë në 200 km/orë e arrin pas 6.1 sekondave, 300 km/orë pas 13.1 sekondave, dhe atë 400 km/orë pas vetëm 32.6 sekondash nga fillimi.

Nga ana tjetër, Rafale arrin 165 km/orë pas 150 metrash dhe ngrihet pas 250 metrash me një shpejtësi prej 260 km/orë. Ka një maksimum prej 5727 kuaj fuqi (58,550 Nm) dhe arrin një shpejtësi prej gati 2000 km/h. /Telegrafi/