“Mund të ishe larguar pa ma thyer zemrën – nuk e kam merituar të lëndohem ashtu”
E din, mund të ishe larguar pa më lënduar kaq shumë. Mund të ishe larguar pa shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe dëme në jetën time. Mos u ngatërro, nuk të fajësoj që je larguar. Të fajësoj për mënyrën si ke vendosur të ikësh.
Mund të ishe bërë më shumë burrë dhe të veproje si një i rritur. Mund të m’i kishe shpjeguar arsyet se përse po largohesh dhe do të kisha kuptuar. Po, ndoshta do të të kisha urryer gjatë atij momenti, mund të të kisha thënë se je një idiot, ndoshta edhe do të kisha qarë, por do të isha pajtuar në fund me vendimin tënd, transmeton Telegrafi.
Krejt çfarë kam dashur është një ndarje paqësore. Por e ke shkatërruar çdo kujtim me mungesën e respektit që e ke treguar gjatë ikjes. Fjalosjet, qarjet, bërtitjet, akuzimet, gjërat e rënda që m’i ke thënë… ende sillen brenda meje. Dhe më lëndojnë.
E ke ditur sa keq e trajtoj veten. E ke ditur se ‘çmendem’ dhe nuk ndalem së qari. E din se kam qenë duke u mbrojtur sepse kam qenë ende e lënduar nga e kaluara. E ke ditur se frikësohem mos po të humbas, dhe kjo ndoshta është arsyeja se përse ke ikur. Ndoshta se je ndjerë sikurse po të ngulfat. Por nuk e kam merituar lëndimin. Nuk e kam merituar të më lësh ashtu.
Kjo nuk është mënyra si duhet të trajtohet një person. Nuk ke të drejtë ta trajtosh një qenie njerëzore ashtu. Të sillesh si vagabond dhe t’i lëndosh njerëzit është pika më e ulët që ekziston.
Sidoqoftë, e di se nuk do ta kuptosh këtë dhe me siguri ende je duke më fajësuar mua për çdo gjë. Ti e luan rolin e viktimës që të përshtatet më së shumti. Me siguri je duke i treguar miqve se si po ndihesh dhe sa zemërthyer je. Se si nuk i meriton gjërat që t’i kam bërë.
Mund t’i bësh ata budalla, por nuk mund ta bësh veten budalla. Thellë brenda e din se ke qenë gabim. Nuk mund të ikësh nga ndjenja e fajit që e ke. E din se çfarë ke thënë nuk është në rregull. E din se lidhja që ma ke jap ka qenë toksike dhe se kam merituar më shumë.
Pasi je larguar, i kam ngritur prapë muret mbrojtëse. Më ke shndërruar në dikë që s’dua të jem. Ende ndihem e lënduar. Ende ndihem zemërthyer. Por në mënyrë të çuditshme, trauma që e kam përjetuar më ka ndryshuar – më ka bërë më të fortë.
E di se lidhjet e ardhshme do të jenë sfiduese për mua për shkak të asaj çfarë më ke bërë, por do të përpiqem dhe nuk do ta lë lëndimin të më shndërrojë në person të keq. Nuk do t’i sabotojë lidhjet e ardhshme për shkak teje.
Do të përpiqem dhe do ta gjej lumturinë time prapë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Mospërmbajtja e urinës dhe shtatzënia
Dhëmbët e parë të bebes – dhjetë shenjat paralajmëruese
Sharon Stone di të vishet në mënyrë të përkryer: Shkëlqen pa grim dhe ja si i fsheh të metat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre