LAJMI I FUNDIT:

A mund të dështojë fronti politik shqiptarë nesër në Maqedoni? Flet Zeqirja Ibrahimi

A mund të dështojë fronti politik shqiptarë nesër në Maqedoni? Flet Zeqirja Ibrahimi

Megjithëse është paralajmëruar një front politik shqiptar për ditën e nesërme, një gjë e tillë mbase mund edhe të mos ndodhë. Kështu tingëllon deputeti i Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një deklaratë për OraNews edhe një herë ka ripërsëritur qëndrimin se subjekti i tij nuk do të bashkëpunojë me BDI-në dhe OBRM-PDUKM-në për sa kohë ato subjekte drejtohen nga njerëz të inkriminuar që i ndjekë Prokuroria Speciale.


“Nuk mund të ndodhë asnjë bashkim i partive politike shqiptarë sepse në atë mënyrë humbë kuptimin i pluralizmit. Ne mund të bashkëpunojmë për disa qëndrime të caktuara dhe të zotohemi se do t’i mbështesim ato, por kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton se do të bashkohen partitë shqiptare. Besa është plotësisht autonome në vendimet e saj. Është i ndërtuar si subjekt i cili artikulon interesin shqiptar në Maqedoni dhe gjatë kësaj në shumë raste ka qenë shumë kritike për faktin e thjeshtë se partia shqiptare, e cila ishte deri dje në pushtet ka abuzuar në mënyrën më të ulët me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni duke u futur thellë edhe në krime për të cilat tash ajo po hetohet edhe nga Prokuroria Speciale. Ne nuk mund të bëhemi bashkë me njerëz të inkriminuar dhe të themi se në atë mënyrë jemi duke mbrojtur një kauzë.”, ka thënë Ibrahimi.

“Pra me këtë deklaratë e cila do të publikohet shpresoj nesër ne në fakt do të shprehim një zotim të përbashkët se për një spektër të çështjeve të cilat kanë të bëjnë me interesat shqiptare në Maqedoni, do t’i mbështesim pavarësisht nëse do të jemi në Qeveri apo opozitë. Kjo deklaratë flet se ka gjëra për të cilat mund të bashkëpunojmë, por nuk mund të bashkohemi apo të futemi në një koalicion të përbashkët. Duhet ta bëjmë këtë distinkcion saktë. Kurse për pjesën tjetër se a mund të bashkëpunohet me ndonjë partitë etnisë maqedonase, unë mund t’ju them se e kemi shprehur edhe publikisht se hë për hë, nuk kemi asnjë gatishmëri që të bashkëpunojmë me OBRM-PDUKM-në pikërisht për arsyet për të cilat nuk mund të bashkëpunojmë edhe me BDI-në”, ka theksuar, Zeqirija Ibrahimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori