LAJMI I FUNDIT:

Muhaxhiri: Nëse partitë politike s’e duan Thaçin në dialog, ta propozojnë dikë tjetër

Muhaxhiri: Nëse partitë politike s’e duan Thaçin në dialog, ta propozojnë dikë tjetër

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, me shkuarjen e tij në Bruksel për bisedime me Serbinë, ka bërë atë për të cilën ka qenë i obliguar.

“Një përkrahje e parlamentit dhe spektrit politik do të ishte shumë e mirë për Presidentin Thaçi dhe për Kosovën. Kjo do të ishte fuqizuese për Thaçin, por spektri politik është i përçarë”, ka thënë Muhaxhiri, në Info Magazine të  Klan Kosova.


“Nëse partitë politike nuk e dëshirojnë Presidentin Thaçi si kryedialogues, atëherë duhet ta propozojnë dikë tjetër. Nëse thonë ‘nuk e duam Thaçin, por s’kemi kandidat tjetër’, kjo nuk është politikisht e pranueshme”.

Sipas tij, me këtë spektër politik asnjë personalitet nuk mund të ketë përkrahje të unifikuar.

“Jo vetëm që janë të ndarë pozita me opozitën, por edhe brenda pozitës dhe opozitës ka nga dy-tre nivele të qëndrimeve politike dhe të mospajtimeve. Pra, fatkeqësisht nuk ka rrugëdalje tjetër”, tha ai.