LAJMI I FUNDIT:

Muharremaj: Zona Industriale krijon 600 vende të reja të punës në Suharekë

Muharremaj: Zona Industriale krijon 600 vende të reja të punës në Suharekë

Në një vit qeverisje në krye të Suharekës për kryetarin Bali Muharremaj është punuar sa në gjithë mandatin e kaluar.
Ai në një intervistë për KosovaPress ka treguar sfidat gjatë vitit që lëmë pas.

Muharremaj konsideron se për punën e tij flasin veprat, duke theksuar investimet në infrastrukturë, si dhe hapjen e Zonës Industriale me vlerë prej 2.3 milionë eurosh, e cila brenda pak kohe Suharekës do ja shtojë 600 vende të reja pune.


“Në qytet janë diku rreth tetëdhjetë projekte në përfundim, një ashtu dhe nëpër fshatra. Komuna e Suharekës numëron 42 fshatra, deri tash vetëm në tre fshatra nuk është punuar, nuk fshat tjetër që nuk është punë këtë vit. Kemi realizuar mbi treqind projekte, jemi në mbyllje të tyre, si risi mundet me thanë është se kam premtuar dy unaza. Unazën e parë e kemi përfunduar të qytetit, po filloj unazën e dytë, mirëpo kemi për t’i bërë tre unaza këtë mandat. Kemi filluar shkollë me buxhet të komunës, kemi filluar palestër me buxhet të komunës”, ka thënë ai.

Në lidhje me vërshimet që kanë ndodhur në fillim të vitit 2018, i pari i Suharekës tha se kanë arritur që të marrin rreth 1.1 milion euro nga Qeveria. Sipas tij, këto të holla janë ndarë në mënyrë transparente.

I pari i Suharekës thotë se dallimi me qeverisjen e kaluar është tek interesimi në bujqësi, sipas tij, për dallim prej viteve të kaluara buxheti është rritur njëqind për qind.

“Ne kemi filluar, është një projekt i madh, zonën industriale është njëra ndër zonat më të mira në Kosovë. Diku vlera është mbi 2.3 milionë euro, dhe këtë mandat besoj që duhet me përfunduar komplet. Me përfundimin e kësaj, priten të shtohen rreth gashtë qind vende të reja të punës…11:46 në bujqësi për këtë vit e kemi rritë buxhetin qind për qind, në rend të parë kemi marr gjashtë ekspert të bujqësisë kanë punuar gjashtë muaj në terren ju kanë dhanë këshilla bujqve, e kanë klasifikuar tokën se me çka duhet të merren këta bujq. E kemi bërë ndarjen e serave për herë të parë këtë vit kemi ndarë sera ka pesë ari, nuk kemi pasur asnjë ankesë. Përpara kemi ndarë ka një ari, ka qenë konkurrenca shumë më e madhe, por këtë vit kemi thënë jo një ari, por pesë, për arsye se me pesë ari ka zhvillim ekonomik, nuk e kam pasur asnjë ankesë. Vitin e ardhshëm, ndryshojmë, jemi të interesuar të mbjellim vreshta me filluar me kultivuar vreshta, do t’i japim ka pesë ari vreshta”, shtoi kryetari Muharremaj. /Telegrafi/