LAJMI I FUNDIT:

Muharremaj ka plan për t’i punësuar 900 persona (Video)

Muharremaj ka plan për t’i punësuar 900 persona (Video)

Kandidati nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj, ka theksuar se ai nëse e drejton këtë komunë, do të mund t’i punësojë rreth 900 persona.

Muharremaj në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka theksuar se funksionalizimi i zonës ekonomike në Komunën e Suharekës, do të nënkuptonte punësimin e 500 njerëzve në atë pjesë.

“Kemi pasur një donacion, ku kanë filluar ndërtimet, por nuk ka përfundu infrastruktura komplet në zonën ekonomike. Në anën tjetër për katër vite të agrozonës, edhe do të ketë punësim të qytetarëve”, ka shtuar Muharremaj. /Telegrafi/