LAJMI I FUNDIT:

Muharremaj: Buxheti kalon nesër, ka presion nga ndërkombëtarët (Video)

Muharremaj: Buxheti kalon nesër, ka presion nga ndërkombëtarët (Video)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj, ka thënë se mbledhja e radhës e Komisionit për Buxhet dhe Financa do të mbahet nesër. Sipas tij, tashmë koalicioni është marrë vesh mes veti që të kalojë në Komision.

“Ata kanë një presion prej faktorit ndërkombëtar. Nesër buxheti mund të kalojë në Komisionin për Buxhet dhe Financa, pasi që ata i kanë numrat, edhe pse opozita është kundër”, ka deklaruar Muharremaj në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, duke shtuar se PDK dhe LDK janë marrë vesh për këtë temë.


Muharremaj thotë se ky buxhet është elektoral dhe se nuk është bërë shpërndarja në mënyrën e duhur – sipas banorëve nëpër komuna.