LAJMI I FUNDIT:

Muajin e ardhshëm pritet takimi Trump-Jinping

Muajin e ardhshëm pritet takimi Trump-Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të presë homologun e tij kinez Xi Jinping në samitin dyditor muajin e ardhshëm në resortin e tij të Floridës, Mar-a-Lago, ka bërë të ditur portali amerikan ‘Axios’ duke iu referuar zyrtarëve, të cilët janë të njohur me këto plane.

Takimi dyditor është paralajmëruar për 6-7 prill.


Reuters nuk ka mundur të konfirmojë pohimet e portalit amerikan, ndërsa përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe presidentit kinez nuk ishin të qasshëm për komente.

CNN po ashtu, ka lajmëruar për mbledhjen e planifikuar duke u thirrur në burime të paemëruara, transmeton KP.

Samiti i planifikuar vjen pas kontakteve dhe bisedimeve të fundit amerikano-kineze në përpjekjet për ripërtëritjen e lidhjeve pas retorikës së ashpër disamujore të presidentit Trump.

Muajin e kaluar, sekretari shtetëror kinez Yang Jiechi vizitoi Uashingtonin për të biseduar për lidhjet ekonomike dhe interesat e sigurisë.