LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 4° clearsky_night

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në Gjilan iniciativë për ndihmë ndaj grave të prekura

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në Gjilan iniciativë për ndihmë ndaj grave të prekura

Edhe në Gjilan kanë filluar aktivitetet me qëllim të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Në muajin tetor vëmendje e veçantë i jepet fushatave të ndryshme me qëllim të vetëdijesimit rreth kësaj sëmundje dhe rëndësisë së kontrolleve të rregullta.

Klinika ‘Avicena’ në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit kanë marrë një iniciativë për të dhuruar mjete dhe ndihmë për këta pacientë.

Në një fushatë sensibilizuese të mbajtur në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, Donjeta Asllani, menaxhere gjenerale e kësaj klinike ka njoftuar se në bashkëpunim me stafin e QKMF-së në Gjilan, do të dhurojnë paruke për gratë e prekura me kancer, port që përdoret në vend të kanillës, implante të gjirit, e shumë ndihma të tjera.


“Nga kjo iniciativë Komuna e Gjilanit do të përfitoj për pacientët që janë të prekur me kancer të gjirit, të cilët kanillën e kanë problemin kryesorë për ta vendosur dhe është një ide të cilën e ka dhënë doktor Nazmi Kolgeci, për një port të quajtur portaket i cili vendoset afër zemrës dhe qëndron 1 deri në dy vite, derisa të përfundohet edhe kimioterapia”, ka thënë ajo, duke theksuar se jashtë kësaj, do të ofrohen edhe ndihma të tjera.

“Do të dhurojmë gjithashtu edhe paruke për gratë të cilat nuk kanë flokë, derisa t’iu dalin, ato duhet të ndihen mirë. Jashtë parukave janë implantet e gjirit që do të bëhen direkt nga kirurgjia torakale për gratë që kanë mundësi me shpëtu gjirin. Gjithashtu do të jetë edhe psikologu i cili do t’iu mundësoj grave të marrin një ‘fuqi’ të paktën para dhe pas operacionit”, ka theksuar ajo.

Ajo shpjegon se kjo iniciativë erdhi si rrjedhojë e numrit të madh të pacientëve të prekur me kancer.

“Për shkak të numrit të madh të pacientëve me kancer të gjirit, ne e morën një iniciativë që jemi duke punuar për brenda një muaji, ku kemi startuar nga shtatori që çdo pacient që vjen, Avicena do të ndajë 1 euro për këta pacientë që kanë nevojë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, klinika ‘Avicena’ për këtë iniciativë u ka bërë thirrje të gjitha Komunave të Kosovës që të marrin pjesë në bashkëpunim, mirëpo vetëm disa prej tyre ishin pjesëmarrëse.

Komuna e Gjilanit ishte njëra ndër pjesëmarrëset, dhe si rrjedhojë pacientët nga kjo komunë do të përfitojnë nga kjo iniciativë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Sjellja e Mbappes kur Vinicius shënoi gol tregon më së miri se çfarë po ndodh mes dyshes te Reali

Sjellja e Mbappes kur Vinicius shënoi gol tregon më së miri se çfarë po ndodh mes dyshes te Reali

La Liga
Nuk është në planet e Hansi Flick, Barcelona ia cakton çmimin e largimit mbrojtësit

Nuk është në planet e Hansi Flick, Barcelona ia cakton çmimin e largimit mbrojtësit

La Liga
I ftuari i CNN lë pa fjalë moderatorin, ish-anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve sugjeron që Biden të vendosë Kamala Harrisin në krye të Gjykatës së Lartë

I ftuari i CNN lë pa fjalë moderatorin, ish-anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve sugjeron që Biden të vendosë Kamala Harrisin në krye të Gjykatës së Lartë

Amerika
Trump lë jashtë administratës figura të njohura republikane

Trump lë jashtë administratës figura të njohura republikane

Amerika
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Magazina
Operacion shpëtimi në Novobërdë, nuk dihet arsyeja

Operacion shpëtimi në Novobërdë, nuk dihet arsyeja

Lajme
Kalo në kategori