LAJMI I FUNDIT:

Muaji më i mirë për Bitcoin që nga rekordi në dhjetor të vitit 2017

Muaji më i mirë për Bitcoin që nga rekordi në dhjetor të vitit 2017

Tregu i kriptovalutave po bën një rikthim të fortë. Një nga arsyet mund të jetë dobësimi i dollarit, i cili gjithashtu shtyn investitorët drejt arit.

Deri kohët e fundit, shumë ekspertë të kriptovalutave nuk kishin shumë besim në rritjen e Bitcoin dhe monedhave të tjera digjitale si Ethereum.

Çmimi i Bitcoin kishte rënë poshtë për një kohë të gjatë. Por kohët e fundit Bitcoin ka pasur një rritje të ndjeshme, duke bërë që kjo monedhë digjitale të ketë një rekord të ri në ngritje që nga dhjetori i vitit 2017, transmeton Telegrafi.

Çmimi i Btcoin tashmë vlerësohet 11, 128 dollarë. Analistët besojnë se rritjet aktuale të çmimeve tregojnë për një ngritje të re në të gjithë tregun e kriptovalutave, siç ka ndodhur çdo tre deri në katër vjet në 12 vitet e fundit.

Përveç Bitcoin, e cila u rrit me më shumë se 24 për qind në korrik, edhe Ethereum ishte gjithashtu në gjendje të përfitonte nga ngritja e re  në treg. Madje u rrit me mbi 50 për qind në 347 dollarë. Sidoqoftë, ka akoma shumë hapësirë ​​për përmirësim deri në nivelin më të lartë në janar 2018, kur Ethereum u mbyll me 1100 dollarë për monedhë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre

4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Kalo në kategori