LAJMI I FUNDIT:

Muaji i katërt i shtatzënisë: Barku tashmë është i dukshëm, energjia po kthehet dhe fëmija juaj tashmë ka krijuar organet

Muaji i katërt i shtatzënisë: Barku tashmë është i dukshëm, energjia po kthehet dhe fëmija juaj tashmë ka krijuar organet

Shihni se çfarë mund të prisni në muajin e katërt të shtatzënisë dhe çfarë do të duhej të bënit menjëherë për shëndetin e bebes suaj

Muaji i katërt i shtatzënisë ka ardhur pa ju bërë syri tërr. Energjia juaj kthehet ngadalë, lodhja dhe rraskapitja kalojnë, por edhe ato të vjella të bezdisshme.


Fëmija juaj tani i ka të gjitha organet e zhvilluara, por në fund të shtatzënisë do të aftësohet plotësisht për jetë të pavarur jashtë mitrës.

Probabiliteti i abortit spontan tani është shumë më i ulët dhe ja çfarë mund të prisni në muajin e katërt, më saktë në fillim të semestrit të dytë, transmeton Telegrafi.

Simptomat e shtatzënisë në muajin e katërt

Edhe pse kjo periudhë quhet ‘muaji i mjaltit të shtatzënisë’, shumë gra shtatzëna ende ndiejnë siklet.

Në shumicën e rasteve, ato janë më pak intensive se në periudhën e mëparshme, por ja çfarë mund të prisni:

▪ Të përzierat zvogëlohen, por urthi mund të rritet
▪ Keni më shumë energji
▪ Dëshira për marrëdhënie intime rritet
▪ Stomaku po fillon dalëngadalë të vërehet
▪ Dhimbjet në shpinë dhe në fund të barkut janë të mundshme
▪ Kruajtje në gjoks dhe stomak për shkak të shtrirjes së lëkurës
▪ Mund të shfaqen venat me varice
▪ Rrahje zemre, gulçim dhe ndjesi gulçimi
▪ Fryrje dhe gazra
▪ Gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve
▪ Ndryshimi i tonit të zërit
▪ Djersitje e shtuar
▪ Lëkurë më e yndyrshme
▪ Shkëlqimi i shtatzënisë

Këshilla për muajin e katërt të shtatzënisë:

▪ Ka një oreks të shtuar, ndaj sigurohuni që të ushqeheni shëndetshëm
▪ Vishni vetëm veshje të rehatshme, asgjë që e shtrëngon stomakun, e cila dalëngadalë fillon të shfaqet
▪ Përmirësoni kujdesin ndaj lëkurës
▪ Bëni ushtrime nëse ju lejon mjeku, sepse ato mund të lehtësojnë shtyllën kurrizore dhe të zvogëlojnë dhimbjen
▪ Vizitoni dermatologun nëse vëreni ndonjë njollë në fytyrë ose ndryshime të mëdha që ju shqetësojnë
▪ Udhëtimi në këtë periudhë është i mrekullueshëm, paketoni valixhet dhe nisuni
▪ Shkolla e maternitetit është gjithmonë një vendim i shkëlqyer sepse mund t’ju mësojë shumë dhe t’ju përgatisë për atë që do të vijë. /Telegrafi/