LAJMI I FUNDIT:

Muadini nga LR–PDSH: “Ligji i faljes , goditja e radhës nga pushteti” (Video)

Përfaqësuesi i Lëvizjes për Reforma –PDSH, Osama Muadini në emisionin “ 10 minuta” tha vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i dëmshëm pasi që me këtë pengohet puna e Prokurorisë Speciale.

Sipas tij, ka përpjekje që vëmendja më e madhe të përqendrohet, tek falja e pedofilëve, se së tek falja e personave të dënuar për parregullsi zgjedhore.


“LR-PDSH konstaton se ky vendim është iniciuar nga vetë pushteti me qëllim që të ndalojë apo bllokojë Prokurorinë Speciale për të vazhduar më punën e saj për të ngritur padi, për shkelsësit e ligjit në mbajtjen e zgjedhjeve. Apo ata të cilët kanë bërë parregullsi gjatë votimeve”, u shpreh Osama Muadini.

Duke folur për verifikimin e listës zgjedhore, ai i bën thirrje anëtarëve shqiptarë të KSHZ që të mos lejojnë uljen e numrit të votuesve shqiptarë në listat zgjedhore. Ai më tej shtoi se sa varet nga KSHZ nëse do të arrijnë që të bëjnë në kohë verifikimet në terren, që gjithçka të jetë gati për zgjedhjet e 5 Qershorit. Lidhur me bashkëpunimin me partitë e bllokut opozitar, Muadini nënvizoi se LR-PDSH është e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike, në bazë të pikave apo platformave të përbashkëta. /Telegrafi/