Lidhja mes Sara Gjordenit dhe rep-artistit nga Kumanova Bardhi, si duket po shkon një hap më tutje, përkundër zërave që e demantojnë këtë. 

Së fundmi, ajo njoftoi Bardhin me vëllain e saj, sipas një imazhi të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.


Përveç kësaj, Sara gjithashtu potencoi edhe afërsinë që kanë krijuar vëllai i saj si dhe Bardhi, duke lidhur shpejt një miqësi.

saraa 1 Foto: Sara Gjordeni / InstaStory

“Mu bë vëllai shok me burrin direkt, çfarë po ndodh miq?”, shkroi Gjordeni në InstaStory.

Ndryshe, Sara dhe Bardhi ishin ndër çiftet më të spikatur në sezonin e tretë të BBVA, por që aventura e tyre brena shtëpisë ka përfunduar.

Snapinsta.app 431233109 420774223778416 4681624101439802744 n 1080 Foto: Sara dhe Bardhi / Instagram

Dyshja, tashmë si duket po avancojnë dita ditës me lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të garës, duke e shijuar relacionin qetësisht.

Sara, para disa ditësh kishte takuar gjithashtu edhe nënën e Bardhit, sipas njoftimit të saj në Instagram. /Telegrafi/