Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka lëshuar një urdhëresë për Trupat Koordinuese për mbikëqyrjen e tregut që ndalon shitjen e mjeteve piroteknike për personat nën moshën 18 vjeç.
Shala ka thënë se me këtë urdhëresë obligon inspektoratin e tregut që t’i kontrollojnë operatoret ekonomik, me këtë rast t’i verifikojnë nëse janë të licencuar dhe plotësojnë kriteret për tregti dhe furnizim me produkte piroteknike.
“Sot kam urdhëruar Trupën Koordinuese për mbikëqyrjen e tregut që kryesohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që të koordinoj aktivitetet me organet përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut për kontrollimin e operatorëve ekonomik të cilët merren me tregtinë dhe shitjen e mjeteve piroteknike, me këtë urdhëresë kam obliguar Inspektoratin e Tregut dheinspektorët kompetent për siguri publike që t’i kontrollojnë operatorët ekonomik, me këtë rast t’i verifikojnë nëse janë të licencuar dhe plotësojnë kriteret për tregti dhe furnizim me produkte piroteknike”, ka thënë ministri Shala.
Ai ka urdhëruar që të ndalohet shitja apo tregtimi i këtyre produkteve piroteknike për të gjithë personat jo kompetent dhe personat nën moshën 18 vjeçare.
“Ne po punojmë çdo ditë që të mbrojmë konsumatorin tonë, t’iu rrimë afër dhe ta kontrollojmë cilësinë produkteve në treg dhe tregun në përgjithësi duke mos lejuar dhe parandaluar çdo lloj fatkeqësie që mund t’i ndodhë qytetarit tonë. Ne jemi në vëzhgim të tregut edhe kur vije puna te produktet piroteknike që kanë shkaktuar jo pak dëme nëpër vite. Andaj ju bëj thirrje operatorëve ekonomik që të respektojnë këtë urdhëresë, pasi një mos respekt ndaj kësaj urdhërese nënkupton gjoba. Ne nuk jemi të interesuar të gjobisim, por të bashkëpunojmë në kontrollin e tregut dhe sidomos në kontrollin e cilësisë”, ka thënë ministri Endrit Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Paguaj me Mastercard në POS Terminalet e bankës TEB me metodën më të re Contactless
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin