LAJMI I FUNDIT:

M&Sillosi zgjeron aktivitetet e saja eksportuese në tregun e Lindjes së Afërt

M&Sillosi zgjeron aktivitetet e saja eksportuese në tregun e Lindjes së Afërt

Këtë javë kompania e mirënjohur për prodhimin e miellit “M&Sillosi” nga Xërxa ka arritur të lansoj brendin e vet miell Finnesa Tipit 400 si dhe Finnesa Integral, duke filluar bashkëpunimin me kompaninë MAC-AAA FREIGHT AND LOGISTICS LLC me seli në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kompani kjo e mirënjohur për furnizim me produkte ushqimore në Lindjen e Afërt.


Me një konkurrencë të pakompromis të kësaj dege të industrisë, prodhuesit kosovarë duke iu falënderuar standardeve të larta te prodhimit e të cilat standarde janë dëshmuar me certifikime ndërkombëtare për kontrollin e kualitetit.

Prodhimet kanë arritur të sigurojnë një treg premtues që do të ndikoj jo vetëm në industrinë përpunuese të miellit por indirekt edhe në intensifikimin e kësaj kompanie për stimulimin e zhvillimit të degës së bujqësisë në kontekst të sigurimit të grurit të nevojshëm për përpunim.