LAJMI I FUNDIT:

MSI WindPad 100W

MSI WindPad 100W

Kompjuteri tablet MSI WindPad vjen me Windows 7 Home Premium, është i bazuar në platformën e Intel, e në shitje del së shpejti.

Kompania MSI ka paraqitur pajisjen WindPad 100W, një tablet me ekran 10.1-inçësh dhe procesor 1.6-gigahercësh Atom Z530.


Në të është integruar disku SSD me kapacitet prej 32 GB, 2 GB RAM, akselerometër, qasje USB e HDMI, si dhe Wi-Fi e në mënyrë opsionale edhe moduli 3G. Pesha e pajisjes është 770 gramë, e në të është edhe kompasi digjitali si dhe GPS.

Koha e lansimit në tregun amerikan është marsi, e çmimi i rekomanduar i shitjes së modelit më të dobët është 500 dollarë. /Telegrafi/