LAJMI I FUNDIT:

MSH: Dy javë pas shërimit nga COVID-19 mund të vaksinoheni

MSH: Dy javë pas shërimit nga COVID-19 mund të vaksinoheni

Me qëllim të parandalimit të infektimit dhe mbrojtjes nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilëve e kanë kaluar COVID-19 në muajt e fundit që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19.

Të dhënat shkencore sugjerojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19, mund të vaksinohen dy javë pas shërimit.

“Imuniteti natyral i fituar nga kalimi i sëmundjes vjen duke u dobësuar me kohë dhe për më tepër, jo të gjithë ata që e kalojnë COVID-19 fitojnë imunitet të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infeksioni.

Prandaj, me qëllim të parandalimit të ri-infeksionit, MSh u bën thirrje këtyre qytetarëve që të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë thekson se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet.

Në të njëjtën kohë, MSh u bën thirrje të gjithë qytetarëve që krahas vaksinimit, t’i zbatojnë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori