LAJMI I FUNDIT:

Mrekulli në botën e bilardos: Lojtari anglez arriti një rezultat historik

Mrekulli në botën e bilardos: Lojtari anglez arriti një rezultat historik

Lojtari i famshëm anglez i bilardos, Shaun Murphy arriti rezultatin maksimal në turneun “Shoot-out”, një garë e luajtur sipas rregullave të veçanta.

Arritja më e madhe në botën e bilardos është të fitosh në një dorë 147 pikë (e arritur duke kombinuar të gjithë topat e kuq me topin me vlerë më të madhe – të zezën).

Rezultati maksimal nuk është i rrallë dhe e shohim herë pas here nëpër turne, por atë që bëri sot Murphy, askush nuk ia ka dalë kurrë.


Murphy arriti rezultatin maksimal në turneun “Shoot-out”, garë që luhet sipas rregullave të veçanta dhe me kohë.

Çdo ndeshje luhet për 10 minuta dhe për çdo lëvizje lojtarët kanë 15 sekonda në pesë minutat e para të ndeshjes dhe vetëm 10 sekonda për çdo lëvizje në pesë minutat e fundit të ballafaqimit.

Sigurisht, kjo i bën gjërat më të vështira për lojtarin pasi që shumë pak kohë në dispozicion rezulton me gabime.

Prandaj, sot Murphy performoi atë që shumë e konsideruan të pamundur, i cili është rezultati maksimal në këtë format garash. /Telegrafi/