Aktori Rowan Atkinson është më i njohur për rolin e tij si Mr. Bean në një serial dhe filmash komedi, si dhe në serinë Black Adder. Por ai është gjithashtu një adhurues i madh i veturave.
Atkinson ka publikuar një kolumne në Guardian, dhe ka shpjeguar se është diplomuar për inxhinieri elektrike para karrierës së tij të aktrimit.
Ai bleu veturën e tij të parë hibride 18 vjet më parë, dhe makinën e tij të parë elektrike, BMW i3, nëntë vjet më parë, transmeton Telegrafi.
Atkinson, megjithatë, thotë se ndihet i mashtruar nga veturat elektrike.
“I dua veturat elektrike, por ato nuk janë ilaç për problemet mjedisore, nuk janë shkop magjik për mjedisin”, thotë ai.
Aktori bën të ditur se ka problem me synimin e qeverisë britanike, për t’i dhënë fund shitjes së veturave të reja me benzinë dhe naftë deri në vitin 2030.
Ai beson se duhet të përmbahet nga blerja e veturave elektrike. Të paktën tani për tani. Argumenti i tij kryesor janë bateritë litium-jon.
“Ato janë absurd të rënda, shumë metale të rralla dhe sasi të mëdha energjie nevojiten për prodhimin e tyre, dhe ato zgjasin vetëm dhjetë vjet”, shtoi aktori britanik.
Si një zgjidhje alternative, Atkinson thotë janë hidrogjeni ose karburantet sintetike.
“Problemi mjedisor me një motor benzine është benzina, jo vetë motori”, shpjegoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Turqia prezantoi një makinë fluturuese - ja si duket ajo, bëhen të ditura specifikat e saj

Pas emrit Scatenato është një numër i kufizuar Urus i firmosur nga ABT

Policia e Filadelfias konfiskon një Dodge Charger pasi video e shfaq atë si pjesëmarrëse në gara të paligjshme rrugore

VW Golf elektrik do të prodhohet në Wolfsburg ndërsa Trinity në fabrikën e Zwickau

Taksitë në Gjermani janë ngjyrë bezhë: A e dini pse?

Pavarësisht se pandemia COVID-19 goditi rëndë bizneset, Ferrari shpërblen punonjësit me 7.500 euro bonuse

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal