LAJMI I FUNDIT:

MPPS paralajmëron përgjegjësi për ngjarjet në kopshtin e fëmijëve në Gjevgjeli

MPPS paralajmëron përgjegjësi për ngjarjet në kopshtin e fëmijëve në Gjevgjeli

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se është kryer inspektim në kopshtin për fëmijë në Gjevgjeli, në të cilin u publikuan pamje se edukatoret kishin sjellje joadekuate ndaj fëmijëve.

Nga MPPS informojnë se nga ana e shërbimeve për inspektim dhe mbrojtje të fëmijëve, janë marrë deklarata të drejtoreshës dhe të punësuarve në kopsht, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sjellje e pahijshme e edukatores në një kopsht për fëmijë në Gjevgjeli (Video)
Lexo po ashtu Sjellje e pahijshme e edukatores në një kopsht për fëmijë në Gjevgjeli (Video)

“Drejtoresha është e detyruar menjëherë të konfirmojë gjendjen faktike dhe mbi bazë të asaj të vazhdohet procedura për përgjegjësi, gjegjësisht nëse gjenden fakte se ka shkelje, do të dorëzojë iniciativë për shkelje ose padi penale, në përputhje me nenin 261 paragrafi 1 alinea 2 e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve”, thonë nga MPPS./Telegrafi/