LAJMI I FUNDIT:

MPJD: Nuk ka shtetas të Kosovës viktima apo të lënduar në zonat e përmbytura në Evropën Perëndimore

MPJD: Nuk ka shtetas të Kosovës viktima apo të lënduar në zonat e përmbytura në Evropën Perëndimore

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se nuk ka asnjë të dhënë për viktima ose të lënduar nga radhët e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Luksemburg dhe Zvicër, vende këto që po përballen me përmbytje dhe vërshime nga të reshurat.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, nga MPJD.


“Nga raportet e misioneve të Kosovës në këto shtete, deri sot në mesditë (e premte, ora 12:00), është kontaktuar në dy raste Ambasada e Kosovës në Berlin si dhe Konsullata e Përgjithshme në Dyseldorf, të cilat kanë arritur të asistojnë në dy raste në identifikimin e një familjeje dhe një personi tjetër, të cilët kishin rezultuar të humbur në rajonet e prekura nga përmbytjet”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se “Për të dy rastet ambasada dhe konsullata e Kosovës kanë qëndruar në kontakt me autoritetet gjermane si dhe familjarët e personave në Kosovë deri në identifikimin e tyre, dhe sigurimin që janë në gjendje të mirë shëndetësore”.

“MPJD-ja do të informojë në vazhdimësi opinionin publik lidhur me situatën dhe zhvillimet në raport me pjesëtarët e mërgatës sonë, në të gjitha zonat e përmbytura në Evropën Perëndimore”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se, “MPJD-ja shpreh ngushëllime për humbjen e jetëve të njerëzve nga kjo katastrofë natyrore dhe uron shërim të shpejt për të lënduarit me shpresën se nuk do të ketë humbje të tjera jetësh”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori