MPJ e Greqisë: Mickoski të mos provokojë, çështja maqedonase është e zgjidhur

Ministria e Punëve të Jashtme greke i është përgjigjur deklaratave, siç thonë ata, provokuese të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski. Në deklaratën e tyre, të publikuar nga mediat greke, thuhet se “kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në deklaratat e tij në New Jersey, SHBA, zgjodhi të flasë për çështjen e “pazgjidhur” dhe “ekzistuese” maqedonase”.
“Kjo ngjarje paraqet një sfidë për Greqinë, duke u përpjekur të rikthejë në plan të parë një çështje të zgjidhur, siç dihet, përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme..
Greqia kujton se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimi i papenguar i rrugës evropiane të fqinjit të saj kërkon respekt të plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe, natyrisht, përmbajtjen nga deklaratat dhe pretendimet irredentiste ndaj vendeve fqinje”, thonë nga diplomacia zyrtare greke.
Duke folur për diasporën maqedonase në New Jersey, Mickoski deklaroi: “Lufta në shtëpi është një luftë që ne do ta bëjmë, një luftë për infrastrukturë më të mirë, shëndetësi më të mirë, arsim më cilësor, ekonomi konkurruese dhe ne e bëjmë këtë që kur ne u zgjodhëm si Qeveri, por kjo luftë për një nga kombet më të vogla në Evropë nuk mjafton. Duhet të fitojmë në Uashington, në Bruksel, në Berlin, në Londër, në Paris, në Romë dhe në kryeqytete të tjera botërore, nëse duam që çështja maqedonase të gjejë përfundimisht zgjidhjen e saj, sepse ajo nuk është zgjidhur, ka djegur dhe ka qëndruar me shekuj dhe ekziston”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

MPB: 59 vjeçari nga Tetova për një borxh prej 25 mijë euro ka kthyer mbi 150 mijë euro për kamatë

Prattipati viziton veriun: Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të garantojë paqen për qytetarët

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qese

Konstituimi i Kuvendit, Osmani takon Limajn

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen dy kamioneta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

Rusia ndalon për herë të parë një anije cisternë që lundronte nga Estonia

Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëron se Rusia do të lëshojë sonte një raketë balistike ndërkontinentale

Zemërim në Greqi për reklamën e Adidas që tregon këpucën që “godet” Akropolin

Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Është i martuar