LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Çekisë: Edhe vendet e tjera të BE-së janë shqetësuar për kërkesat bullgare

MPJ e Çekisë: Edhe vendet e tjera të BE-së janë shqetësuar për kërkesat bullgare

Republika e Çekisë është thellësisht e zhgënjyer që kuadri negociator për Maqedoninë e Veriut, e cila supozohej të fillonte zyrtarisht negociatat e pranimit me BE-në, nuk u miratua, thonë nga Ministria e Jashtme Çeke për “Deutsche Welle”.

Ata sqarojnë se nuk kanë ndërmend të lejojnë që konkluzionet të miratohen me pjesën mbi “keqinterpretimin e historisë” mbi të cilën insistoi Bullgaria, ndërsa kryetari i Gjermanisë i propozoi ato. Ata thonë se vendet e tjera anëtare të BE-së gjithashtu kanë shprehur shqetësim mbi përfundimet.


“Republika e Çekisë ka qenë gjithmonë mbështetëse e vendosur e politikës së zgjerimit për 16 vitet e fundit. Kjo nuk ka ndryshuar me këtë vendim. Sidoqoftë, pas shqyrtimit të kujdesshëm, nuk mund të ishim dakord me draftin e paraqitur për aprovim”, thonë nga Praga.

Sipas Ministrisë, qëllimi kryesor është që të miratohet Korniza Negociuese sa më shpejt të jetë e mundur.

“Sidoqoftë, teksti aktual mund të ketë efektin e kundërt. Sipas mendimit tonë, ai përmban terma për falsifikimin e historisë që mund të jenë të dëmshme për procesin e zgjerimit”, deklarojnë nga Ministria e Çekisë.

Nga atje shtojnë se edhe vendet e tjera kishin shprehur gjithashtu shqetësim.

“Duke pasur të gjithë këtë parasysh, ne jemi të mendimit që miratimi përfundimtar i tekstit të bëhet në Këshillin e ardhshëm të Çështjeve të Përgjithshme. Për më tepër, ne jemi thellësisht të zhgënjyer që Korniza e negocimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk u miratua. Ne mbështesim plotësisht dy drafte që dolën nga puna e vështirë e presidencës gjermane”./Telegrafi/