LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare nga MPB: Spasov ka shkaktuar dy aksidente dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes

Zyrtare nga MPB: Spasov ka shkaktuar dy aksidente dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot kumtoi se po punon në ndriçimin e plotë të rrethanave rreth fatkeqësive të ndodhura në komunikacio0n gjatë natës së kaluar ndërmjet automjeteve “Tuareg”, “Wolksvagen” dhe “Renault”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shilegov: Spasov ka vozitur i dehur edhe atë me veturë zyrtare, jashtë orarit të punës (Video)
Lexo po ashtu Shilegov: Spasov ka vozitur i dehur edhe atë me veturë zyrtare, jashtë orarit të punës (Video)

Sipas kumtesës së MPB-së, mbrëmë rreth orës 23:20, E.A. në numrin 192 ka paraqitur se në parkun e qytetit në Shkup, duke lëvizur dpërgjatë rrugës servisore drejt hotelit “Park” me automjetin e tij “Wolksvagen” me targa të Shkupit të cilin e ka drejtuar, është goditur nga automjeti “Touareg” me targa të Shkupit i cili ka ardhur nga drejtimi i kundërt.


Publikohen fotot nga aksidenti i zyrtarit Spasov (Foto)
Lexo po ashtu Publikohen fotot nga aksidenti i zyrtarit Spasov (Foto)

“Për shkak se vozitësi i “Tauregut”, pas fatkeqësisë së shkaktuar nuk është ndalur por ka filluar të ikë, E.A. me automjetin e tij është nisur pas tij. Vozitësi i “Tauregut” ka vazhduar të lëvizë nëpër rr. “Franklin Ruzvelt”, pas çka ka kthyer në të djathtë nëpër rr. “M.T. Golloganov”, e më pas nëpër rr. “Njudellhiska”, ku ka shkaktuar edhe fatkeqësinë e dytë të komunikacionit duke e goditur automjetin “Reno” me targa të Shkupit, dhe sërish, pa u ndalur, ka vazhduar drejt rr. “Allzhirska”, ku është ndalur nga patrulla policore”, thuhet në kumtesë.

Nga ana e nëpunësve policor, thekson MPB në kumtesë, personalisht dhe drejtpërdrejtë është konfirmuar se nga automjeti “Tuareg”, pronësi e Agjencisë për punësim, ka dalë D.S. dhe bashkëudhëtarja T.K.

Reagon Spasov lidhur me lajmin e aksidentit në Taftalixhe
Lexo po ashtu Reagon Spasov lidhur me lajmin e aksidentit në Taftalixhe

“D.S., nëpunësit policor i ka thënë se ai e ka drejtuar automjetin, pas çka nga nëpunësi policor është njoftuar Njësia për informim dhe koamndim. Gjatë konstatimit të identitetit të T.K., personi i cili e ka drejtuar automjetin, D.S. ka biseduar në celular dhe është larguar nga automjeti disa metra, pas çka me vrap ka filluar të ikë në drejtim të rr. “Drezdenska”. Nga ana e DPP Karposh së bashku me ekipe të njësisë ALFA janë kryer patrullime në rrethinë, por personi nuk është gjetur përkatësisht ka arritur të ikë”, informon MPB.

Zëvendësministri në gjendje të dehur përplaset me një veturë dhe ikë nga vendi i ngjarjes?
Lexo po ashtu Zëvendësministri në gjendje të dehur përplaset me një veturë dhe ikë nga vendi i ngjarjes?

Rreth orës 2:00, shtojnë, në rr. “Allzhirska”, përkatësisht në vendin ku është lënë automjeti “Touareg” ka ardhur M.T. dhe nëpunësve policor u ka thënë se automjeti “Tuareg” është drejtuar nga ai.

“Nga deklarata e dhënë nga ana e M.T. mund të konstatohet se nuk i ka njohur mirë rrethanat nën të cilat kanë ndodhur fatkeqësitë e përshkruara paraprakisht, që çon në përfundim se ai nuk e ka drejtuar automjetin. Deklarata e M.T. nuk korrespondon me deklaratën e bashkëudhëtares T.K. dhe gjendja faktike e konstatuar në vendin e ngjarjes nga ana e nëpunësve policor të cilët konstatuan se në automjet ndodheshin personat D.S. dhe T.K.”, thekson MPB dhe po punon në ndriçimin e plotë të rrethanave rreth fatkeqësive të ndodhura, për çka paralajmëron se opinioni do të informohet në mënyrë adekuate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori