LAJMI I FUNDIT:

MPB Maqedoni: Në vitin 2021 janë shqiptuar rreth 140 mijë gjoba

MPB Maqedoni: Në vitin 2021 janë shqiptuar rreth 140 mijë gjoba

Gjithsej 139.806 gjoba për kundërvajtje të ndryshme janë shkruar nga punonjësit e policisë vitin e kaluar, sipas Raportit Vjetor të Ministrisë së Brendshme për vitin 2021.

Shumica e qytetarëve të dënuar janë për kundërvajtje në komunikacion, ndërsa një numër më i vogël për mosrespektim të kushteve për mbrojtje personale dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19.


“Në vitin 2020 janë shkruar vetëm 77,535 gjoba, që është një rritje prej 80 për qind krahasuar me një vit më parë”, thuhet në raport.

Në raportin e MPB-së thuhet se vitin e kaluar është shënuar një rënie e kriminalitetit, ku numri i krimeve të regjistruara është ulur me 9.2 për qind krahasuar me vitin 2020.

“Krimi ekonomik ka rënë, madje krimi klasik është ulur me 4.2 për qind. Numri i këtyre krimeve është në nivelin më të ulët në 16 vjet. Vitin e kaluar janë regjistruar 23.058 vepra penale dhe janë raportuar 17.302 autorë, prej tyre 31 kompani dhe 1.232 autorë fëmijë. Ka pasur rënie të krimeve të kryera nga fëmijët për 14,7 për qind”, njofton MPB.

Sipas vendit të kryerjes së krimeve, shumica e krimeve janë kryer në Shkup, Manastir, Shtip dhe Tetovë.

Në vitin 2021 janë zbuluar 157 krime, që është më shumë se në vitin 2020 kur u zbuluan 97.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori