LAJMI I FUNDIT:

MPB Maqedoni i bashkohet nismës së Interpol-it, kryen kontrolle ndaj veturave me dokumente të falsifikuara

MPB Maqedoni i bashkohet nismës së Interpol-it, kryen kontrolle ndaj veturave me dokumente të falsifikuara

Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë aksionit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme me disa institucione kompetente të koordinuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit, janë kryer 1.540 kontrolle të personave dhe 1.467 kontrolle të automjeteve.

Janë sekuestruar 10 automjete dhe një motoçikletë nën dyshimin për falsifikim.


MPB bëri me dije se në bashkëpunim me Drejtorinë doganore, Prokurorinë Publike, Inspeksionin e Tregut dhe Administratën e të Ardhurave Publike, në koordinim të ngushtë me Sekretariatin e Përgjithshëm të Interpolit, kanë marrë pjesë në një operacion global kundër krimit me mjete motorike koordinuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit, operacion ky i kryer në 77 vende, gjatë të cilit u zbuluan 1121 makina të vjedhura dhe 64 motoçikleta.

Gjatë inspektimit të pjesëve motorike të automjeteve të ashtuquajturat mbeturinat e automjeteve, është kryer identifikimi i 62 automjeteve për të cilat është konstatuar se është kryer shmangie nga obligimet ligjore, me të cilat personi juridik dhe personi përgjegjës i personit juridik kanë kryer vepër penale nga neni 278-b paragrafi 1 dhe paragrafi 3 i. Kodi Penal, sqarohet në njoftimin e MPB-së.

MPB apelon qytetarët që të kenë kujdes në blerjen e mjeteve motorike të përdorura dhe importimin e tyre nga jashtë, veçanërisht në besueshmërinë e dokumenteve dhe origjinën e automjetit në përputhje me legjislacionin në vendin nga i cili është importuar.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori