LAJMI I FUNDIT:

MPB konfirmon sulmin ndaj Fërçkoskit

MPB konfirmon sulmin ndaj Fërçkoskit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka vërtetuar sulmin mbi profesorin e drejtësisë Ljubomir Fërçkoski nga ana e tre personave të panjohur, por nuk njoftojnë se a kanë arritur t’i zbulojnë sulmuesit dhe çfarë do të ndërmarrin në vazhdim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shkuan që ta sulmojnë, adoleshentët e pësojnë keq nga Frçkoski (Video)
Lexo po ashtu Shkuan që ta sulmojnë, adoleshentët e pësojnë keq nga Frçkoski (Video)

“Në lidhje me ngjarjen e 3 marsit, ku nga ana e profesorit të Universitetit “Kirili dhe Metodi” në Shkup është paraqitur se është sulmuar fizikisht dhe kemi dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se më 03/03 rreth orës 14:15 në parkinkun zyrtarë të Fakultetit të Drejtësisë “Justinian i Parë” L.F i janë afruar tre persona të panjohur me kapela në kokë. Ata i janë drejtuar me fjalët “a nuk keni turp” dhe përderisa kanë biseduar njëri ka inçizuar me telefon. L.F gjatë përgjigjes ka goditur njërin dhe pas kësaj ata janë larguar drejt bulevardit “Goce Dellçev”, thonë nga MPB-ja./Telegrafi/