ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

MPB Maqedoni njofton se dje ka sekuestruar gjashtë automjete dhe një banesë të Aleksandar Llazarovt, i cili u arrestua ditë më parë.

"Dje (15.07.2026), nga Njësia e Punëve të Brendshme -Koçan, në koordinim me PTHP Koçan, pas ndërmarrjes së mëparshme të masave dhe të veprimeve, krahas provave që kanë të bëjnë me kryerjen e drejtpërdrejtë të veprës penale sipas nenit 215, paragrafi 1 i Kodit Penal, janë siguruar prova të shumta të cilat tregojnë se ekziston dyshimi i bazuar se Aleksandar Llazarov ka në dispozicion pasuri të konsiderueshme të luajtshme dhe të paluajtshme, të përfituar nga veprimtaria kriminale, për ç' pasuri nga Gjykata Themelore e Koçanit janë caktuar masat e përkohshme të sigurisë, me sekuestrimin e përkohshëm të gjashtë automjeteve të pasagjerëve "Jeep", "Porsche", "Volkswagen", "Audi", "BMW" dhe "Pasat", si dhe pasuri e paluajtshme - banesë".


"NJPB Koçan vazhdon të ndërmarrë masa dhe aktivitete për të verifikuar ligjshmërinë e pasurisë së fituar", thonë nga MPB.