MPB: Janë identifikuar 16 persona në lidhje me gjuhën e urrejtjes në Gjorçe
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë identifikuar 16 persona në lidhje me incidentin e djeshëm ku një grup tifozësh kanë përdorur gjuhë të urrejtjes në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, duke brohoritur “Shqiptarë i mirë, shqiptarë i vdekur”. Nga MPB thonë se përveç rastit të djeshëm po punohet edhe për rastin e disa ditëve më parë, ku në qendër të Shkupit, grupi i tifozëve “Komitët” kanë përdorur të njëjtat shprehje të gjuhës së urrejtjes.
“Ministria e Punëve të Brendshme tashmë intensivisht po punon në koordinim me Prokurorinë për të zbardhur këto raste, bëhet fjalë për dy raste, pas çka do të parashtrohen padi penale.
Po identifikohen pjesëmarrësit, po thirren në bisedë…konkretisht për rastin e djeshëm janë ndaluar, respektivisht janë thirrur, janë identifikuar 16 persona. MPB do të ketë 0 tolerancë për raste të këtilla. Intensivisht do të punohet derisa të sanksionohen”, tha Suzana Praniç Talevska.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ: Rivotimi nga personat e sëmurë dhe të burgosurve u zhvillua pa probleme
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251