LAJMI I FUNDIT:

Thirrnin “shqiptari i vdekur, shqiptar i mirë” në mes të Shkupit, por ikën kur u afruan shqiptarët

Thirrnin “shqiptari i vdekur, shqiptar i mirë” në mes të Shkupit, por ikën kur u afruan shqiptarët

Tifogrupi “Komitët” e Vardarit vazhdojnë thirrjet raciste ndaj shqiptarëve pasi institucionet e Maqedonisë nuk i ndalin.

Thirrën “shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë” edhe javës së kaluar e Qeveria kërkoi hetime nga Prokuroria. Asgjë nuk ndodhi.


Sot në lagjen “Gjorçe Petrov” tifogrupi i njëjtë vazhdoi me thirrje morti për shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni. Por, sot u përballën me shqiptarë që kalonin aty për një festë familjare.

Krushqit shqiptarë u ndalën për të kërkuar llogari nga tifogrupi. Por, ata ikën.

Video është bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/