MPB: 40 persona shkelin orën policore


Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 40 persona nuk kanë respektuar orën policore.
Prej tyre 29 janë privuar nga liria ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat për procedim të mëtejshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas raportit policor, policia gjithashtu nuk ka evidentuar persona të cilët kanë shkelur masën e izolimit apo vetizolimit.
Gjatë ditës së djeshme MPB ka dhënë edhe 70 vendime të reja për izolim. Poashtu edhe 25 persona të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































