LAJMI I FUNDIT:

Mourinho nuk mendon largimin nga Unitedi

Mourinho nuk mendon largimin nga Unitedi
Jose Mourinho (Getty Images)

Trajneri portugez, Jose Mourinho synon të mbetet te Manchester Unitedi edhe përkundër pakënaqësive me mos-transferimin e futbollistëve të duhur në afatin kalimtar veror.

Mourinho është i gatshëm të qëndrojë dhe të luftojë për punën e tij në Manchester United.


Sipas The Times, Mourinho mezi foli me lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes pas humbjes së tyre 3-2 në Brighton të dielën.

Mourinho ka mbështetjen e bordit të klubit, kishte paralajmëruar krizë në fillim të kampionatit
Lexo po ashtu Mourinho ka mbështetjen e bordit të klubit, kishte paralajmëruar krizë në fillim të kampionatit

Pavarësisht nga humori i tij i errët në Amex, portugezi dëshiron të qëndrojë dhe të kthejnë gjërat në vendin e duhur në Old Trafford.

Jose Mourinho (Getty Images)

Disa lojtarë të Unitedit besojnë se kjo është vetëm një çështje kohe para se Mourinho të zëvendësohet.

Por, fansat e Djajve të Kuq janë duke u kthyer kundër drejtuesit Ed WoodWard dhe jo Mourinhos.

Ish-ylli i Unitedit, Sharpe: Mourinho do të shkarkohet para Krishtlindjeve
Lexo po ashtu Ish-ylli i Unitedit, Sharpe: Mourinho do të shkarkohet para Krishtlindjeve

Gjatë ndeshjes së ardhshme të Unitedit, tifozët e klubit anglez pritet të protestojnë për drejtuesit e klubit.

Sipas tyre këta drejtues kanë katandisur klubin dhe e kanë futur në borxhe të mëdha. /Telegrafi/

Mourinho: Vështirë për Unitedin që të përfundojë në katërshe këtë sezon
Lexo po ashtu Mourinho: Vështirë për Unitedin që të përfundojë në katërshe këtë sezon