LAJMI I FUNDIT:

Mourinho në kontakte të rregulla me Dortmundin, tashmë po mëson gjermanisht

Mourinho në kontakte të rregulla me Dortmundin, tashmë po mëson gjermanisht

Jose Mourinho mund të kalojë në Gjermani pasi raportohet se zhvilloi bisedime me Borussia Dortmund për marrjen e detyrës së trajnerit.

Klubi gjerman ka pasur një fillim jo të mirë të sezonit nën drejtimin e Lucien Favre, duke i nxitur ata të marrin në konsideratë një ndërrim të trajnerit.


Sipas mediumit gjerman Bild, Dortmund është në kontakt të rregullt me ​​Mourinhon, por do të preferonte të mos ndryshonte menaxherin në mes të sezonit.

Zidane: Më shqetësojnë spekulimet për rikthimin e Mourinhos
Lexo po ashtu Zidane: Më shqetësojnë spekulimet për rikthimin e Mourinhos

Që kur u shkarkua nga Manchester United në dhjetor, trajneri portugez është i lirë dhe ka punuar si një ekspert ndeshjesh, por kërkon një rikthim në menaxhim.

Si i tillë, ai ka mësuar gjermanishten dhe më parë ka pranuar se një punë në Bundesliga nuk është çështje.

Presidenti i Lyonit, Aulas: Mourinho na refuzoi, pasi tashmë ka zgjedhur klubin e ri
Lexo po ashtu Presidenti i Lyonit, Aulas: Mourinho na refuzoi, pasi tashmë ka zgjedhur klubin e ri

“Tani, unë jam duke studiuar gjermanisht. Jam duke studiuar gjermanisht sepse më mungon kjo gjuhë. Unë flas anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht, italisht…”

“Sigurisht, nuk përjashtoj asgjë, madje as Gjermaninë”, kishte deklaruar portugezi për Gazzetta dello Sport gjatë verës.

Portugezi është lidhur edhe me një numër të madh klubesh dhe kombëtaresh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori