LAJMI I FUNDIT:

Mourinho dhe Dybala e thërrasin Moratën te Roma, por klauzola e transferimit është e mistershme

Mourinho dhe Dybala e thërrasin Moratën te Roma, por klauzola e transferimit është e mistershme

Jose Mourinho dhe Paulo Dybala kanë telefonuar objektivin e Milanit, Alvaro Morata, ndërsa agjenti i sulmuesit ka planifikuar një takim me drejtorin e Romës, Tiago Pinto, por ka një ‘mister’ në lidhje me klauzolën e tij të transferimit.

Morata thuhet se është opsioni i preferuar i Mourinhos për të zëvendësuar të dëmtuarin Tammy Abraham, por Pinto është gjithashtu në bisedime me West Ham për Gianluca Scamacca, duke qenë se ai e sheh italianin si opsionin më të mirë duke marrë parasysh vlerën për para.


Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, Dybala dhe Mourinho e kanë telefonuar tashmë Moratan për ta bindur atë të transferohet në Stadio Olimpico nga Atletico Madridi.

Ndërkohë, Pinto ka planifikuar një takim me shoqëruesit e sulmuesit për të mësuar realizueshmërinë e marrëveshjes, e cila, sipas Corriere dello Sport, mbetet ‘e komplikuar’.

Morata gjithashtu është lidhur me një kalim te Milani dhe sipas Sky Sport Italia, ka një problem në lidhje me klauzolën e lirimit të tij.

Sipas rrethit të sulmuesit, Morata mund të largohet për 10 milionë euro, ndërsa burimet e Atletico Madridit insistojnë se klauzola e Moratas është 21 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori