Suedezi vazhdon të jetë në formë sensacionale te Paris Saint-Germaini dhe kushdo do ta dëshironte në skuadër.

Mirëpo, ish-trajneri i tij (te Interi) mendon se e ka të pamundur ta joshë 32-vjeçarin drejt Stamford Bridge.


“Zlatani te Chelsea? Është e pamundur. Ai është i lumtur në Paris. E di, sepse është miku im dhe jemi në kontakt”.

“PSG, me gjithë atë pasuri, asnjëherë nuk do t’ia hapte derën. Ky është mision i pamundur”, ka deklaruar portugezi për Canal Football Club.

Mirëpo, ai e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit të sulmuesit të Monacos, Radamel Falcao. /Telegrafi/

telegrafi sport app