LAJMI I FUNDIT:

Motivojeni veten duke i zëvendësuar këto dy fjalë të thjeshta në fjalor

Motivojeni veten duke i zëvendësuar këto dy fjalë të thjeshta në fjalor

Procesi i zhvillimit të shprehive të reja pozitive mbushet me deklarime si “unë do të”. Unë do të zgjohem herët. Unë do të vrapojë. Unë do të konsumojë më shumë perime. Sidoqoftë, kjo teknikë mund të mos jetë e duhura.

Një studim i fundit nga Universiteti i Illinios i publikuar në revistën Psychological Science, sugjeron ta pyetni veten në lidhje me qëllimet tuaja, pasi që kjo është mënyrë më efektive e përmbushjes së tyre sesa deklarimi që ato janë të vërteta.


P.sh., pyetni veten “A do të vrapojë këtë mëngjes?” është më efektive sesa “Unë do të vrapojë këtë mëngjes”. Në parim, është më lehtë të thuash se do të bësh diçka dhe ta pranoni atë si të vërtetë sesa ta sfidoni veten me një pyetje.

Vënia në pyetje çfarëdo gjëje bën që ju të jeni edhe më të vendosur për qëllimet dhe t’i tregoni vetes se nuk jeni frikacakë. Është mënyrë e çuditshme kjo për ta mashtruar trurin, megjithatë shkencëtarët bëjnë të ditur se është shumë efektive. /Telegrafi/