LAJMI I FUNDIT:

Moti me vranësira kalimtare në Shqipëri

Moti me vranësira kalimtare në Shqipëri

Moti gjatë të së mërkurës në Shqipëri parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.

Mjegull do të ketë në orët e mëngjesit në relievet malore dhe kodrinore.


Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje 1-10 m/sek, ndërsa në bregdet erë e vrullshme dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare deri 25 m/sek. Intensiteti i erës bie prej orëve të pasdites deri në 8 m/s.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat minimale do të jenë përgjatë viseve malore -7 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet në bregdet 11 gradë celsius. /Telegrafi/