LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Në shumicën e territorit të vendit do të aktivizohet faza e portokalltë.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 14 deri 22 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 32 deri 41 gradë celcius.

Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta pritet të vazhdojnë deri të enjten, kur do të ketë ulje të temperaturave për 5 deri 8 gradë celcius./Telegrafi/