LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë – sot kryesisht me diell, temperatura maksimale do të sillet rreth 30 gradë Celsius

Moti në Kosovë – sot kryesisht me diell, temperatura maksimale do të sillet rreth 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e tretë e muajit gusht do të karakterizohet me mot më të nxehtë dhe më pak reshje shiu.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës së hënë, temperatura maksimale do të sillet rreth 30 gradë Celsius.


“Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius”, thekson IHMK-ja.

Gjatë ditës po ashtu parashikimi është se do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP)./Telegrafi/