LAJMI I FUNDIT:

Moti sot dhe parashikimi për nesër

Moti sot dhe parashikimi për nesër

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga jugperëndimi i kontinentit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shtypja atmosferike përkohësisht do të ulet nën vlerat e normales, duke krijuar kushte për një mot jostabil dhe të paqëndrueshëm, i përcjell me erëra dhe reshje shiu, derisa në viset malore serish priten që reshjet e shiut të jenë të përziera me dëborë.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Mot i ngjashëm do të mbajë edhe gjatë ditës së nesërme, kurse nga dita e enjte, pas reshjeve temperaturat minimale do të ulen rreth vlerave të zeros.

Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse nga dita e mërkurë maksimalet parashihen të bien deri në 5 gradë.