Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Moti në Maqedoninë e Veriut Moti në Maqedoninë e Veriut

Nën ndikimin e një mase ajri të ngrohtë nga jugu, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare deri në mesin e javës së ardhshme, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura e ditës do të jetë mbi 30 gradë celsius kudo, dhe në vende do të arrijë deri në 39 gradë celsius. Temperaturat e larta do të mbeten edhe gjatë orëve të natës, njoftoi Departamenti Hidrometeorologjik.
Moti sot është me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































