LAJMI I FUNDIT:

Moti “ndan me thikë” Evropën: Lindje e acartë, Perëndim i thatë e me diell (Video)

Moti “ndan me thikë” Evropën: Lindje e acartë, Perëndim i thatë e me diell (Video)

E gjithë Evropa do të përballet me reshje bore dhe acar, ndërsa disa rajone qendrore dhe lindore janë mbuluar që prej Vitit të Ri me një “tapet” bore.

Shërbimi i motit i BBC-së ka paralajmëruar se, Evropa Qendrore në mënyrë të veçantë do të përballet me reshje të mëdha shiu, ndërsa Britania e Madhe do të qëndrojë e thatë, por me temperatura të ulëta deri në -10 gradë Celsius gjatë fundjavës.

Meteorologët flasin për kontraste të mëdha moti nëpër Evropë ditët e ardhshme, me një zonë të konsiderueshme presioni të lartë që reziston në Perëndim.

Ata parashikojnë qiej të pastër në këtë zonë, ndërsa më në lindje, historia ndryshon.

Sipas BBC-së, era e fortë do të fryjë nga veriu, përmes Finlandës drejt Austrisë, por edhe më tej drejt Ballkanit.

Përveç vendit tonë, reshjet e borës që kanë nisur që prej të enjtes, në Greqi kanë mbuluar territore të gjera të vendit, madje edhe zonat bregdetare, ndërkohë që edhe Italia fqinje ka regjistruar reshje të konsiderueshme.

E njëjtë është situata edhe në vendet e tjera fqinje, Kosovë e Maqedoni. Meteorologët thonë se reshjet e borës do të vazhdojnë në këto rajone të Evropës Lindore gjatë së premtes, por edhe gjatë fundjavës.

Mot i thatë dhe me diell, ndërkohë, sipas tyre do të mbizotërojë në Spanjë dhe Portugali. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori