LAJMI I FUNDIT:

Moti i keq “kap në befasi” Moskën, pengon Putinin të tregojë të gjithë forcën ushtarake të Rusisë (Video)

Moti i keq “kap në befasi” Moskën, pengon Putinin të tregojë të gjithë forcën ushtarake të Rusisë (Video)

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë duke vëzhguar paradën ushtarake të Ditës së Fitores në Moskë në Sheshin e Kuq, duke deklaruar se vendi do të vazhdojë të forcojë forcat e veta të armatosura.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njeriu më i fuqishëm i Kremlinit shkoi për të parë paradën, në të cilën ishin pjesëmarrës rreth 13.000 trupa dhe më shumë se 130 njësi të armatimit, të cilët bënë paradën e tyre nëpërmjet kryeqytetit si një shfaqje e forcës ushtarake ruse.


Duke iu referuar betejës së vendit të tij me Gjermaninë naziste, Putini më pas paralajmëroi se ‘mësimet e luftës së kaluar janë të rëndësishme edhe më tej’.

Lidhjet e Rusisë me Perëndimin u përkeqësuan pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe Moska ka vazhduar të sfidojë Shtetet e Bashkuara nëpërmjet mbështetjes së saj të vendosur për presidentin sirian Bashar al Assad dhe presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro.

Ndër qindra pjesë të pajisjeve ushtarake të paratuara para veteranëve dhe personaliteteve ishte lëshuesja e raketës bërthamore inter-kontinentale Yars e Rusisë dhe sistemi i avancuar raketor i mbrojtjes ajrore S-400, të cilin Moska e ka vendosur në Siri për të mbrojtur forcat e veta.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, vendimi për anulimin e ekspozitës ajrore ndodhi në minutat e fundit, për shkak të “kushteve të këqija të motit”.

Pavarësisht anulimit, Putini u zotua për të siguruar aftësitë ushtarake të Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori