Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë goditi sot një pjesë të Turqisë, duke u ndjerë fuqishëm edhe në Stamboll, Çanakkale, Bursa e Balıkesir.

Në lagjen Esenyurt të Stambollit, banorët u panikuan, ndërsa kamerat fiksuan një grua që doli nga dritarja duke bërtitur nga frika.


Njerëzit përreth u përpoqën ta qetësonin gruan që ishte në frikë të madhe duke thënë: "Motër, mbaroi, mos ki frikë, shko brenda".

Dëshmitarët thanë se shumë njerëz dolën me vrap në rrugë, por autoritetet raportuan se nuk ka dëme serioze.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit bëri të ditur se ekipet kanë nisur inspektimet në terren. /Telegrafi/