LAJMI I FUNDIT:

Me mot të ftohtë dhe me reshje bore do të përfundojë fundjava e fundit e vitit 2019

Me mot të ftohtë dhe me reshje bore do të përfundojë fundjava e fundit e vitit 2019

Fundjava e fundit për këtë vit do të jetë me mot të ftohtë, ku priten edhe reshja të dobëta bore.

Sipas Prishtina Weather, një turbullirë me masa të ftohta polare do të kalojë mbi rajon ditëve të fundjavës, që do të kushtëzojë mot të ftohtë, kryesisht me vranësira, e kohë pas kohe me reshje të dobëta bore edhe në vise të ulëta.


Sipas shërbimit të meteorologjisë, në zona malore reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Në perëndim të vendit, nga rrafshi i Dukagjinit, me mundësi më të ulëta për reshje bore.

Parashikimi për periudhën 28 dhjetor 2019 – 1 janar 2020:

28.12 – Ftohtë, kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe priten reshje të dobëta bore, e në vise malore me intensitet mesatar.

29.12 – Ftohtë, kryesisht vranët. Kohë pas kohe me reshje të dobëta bore.

30.12-31.12.2019 – Të hënën, ftohtë dhe pjesërisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten kthjellime. Në ditën e fundit të vitit 2019, ftohtë, me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.

1.01.2020 – Dita e parë e vitit të ri 2020 me mot kryesisht të vranët dhe ftohtë. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të zbresin nga -2C deri në -8C, e ato maksimale nga +2 deri në -1C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu 4-9m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje lartë mbi vlera normale. /Telegrafi/