LAJMI I FUNDIT:

Mosraportimi i komunave në sistemin për performancë, Krasniqi: Do të ketë masa penalizuese

Mosraportimi i komunave në sistemin për performancë, Krasniqi: Do të ketë masa penalizuese

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se komunat asnjëherë më parë nuk kanë pasur buxhet më të lartë, siç e kanë tash në vitin 2024 ku është mbi 742 milionë euro.

Në takimin me kryetarët e komunave, Krasniqi shtoi se më 15 shkurt është hapur thirrja që komunat të raportojnë  në sistemin për performancën e vitit 2023.


“I ftoj komunat të raportojnë dhe duhet të kemi parasysh në veçanti komunat të cilat nuk raportojnë se raportimi është obligim ligjor pavarësisht nëse ajo komunë kualifikohet për grantin e performancës ose jo.

Për këto dy vite paraprake janë këto komuna që nuk kanë raportuar në sistemin e performancës komunale: në vitin 2021 Skenderaj, në vitin 2022 Ferizaj, Shtërpca, Novobërda, Kllokoti dhe katër komunat e veriut”, tha Krasniqi.

Kurti: Buxheti i komunave këtë vit është për 40 për qind më i lartë se para tri viteve
Lexo po ashtu Kurti: Buxheti i komunave këtë vit është për 40 për qind më i lartë se para tri viteve

Ministri shtoi se janë duke diskutuar që të ndryshohet ligji dhe të parashihen masa penalizuese për komunat që nuk kryejnë raportimin në këtë sistem.

“Jemi duke diskutuar me anëtarët e komisionit parlamentar përkatës që të bëjmë plotësim ndryshimin e ligjit dhe të parashihen masa penalizuese për komunat që nuk raportojnë në sistem”, tha Krasniqi.

Ai në fund i bëri thirrje komunave gjithashtu që të aplikojnë në programin për financimin e projekteve infrastrukturore që është i hapur deri më 28 shkurt në Ministrinë  e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori