LAJMI I FUNDIT:

Mosmarrëveshje në trafik, përleshen fizikisht

Mosmarrëveshje në trafik, përleshen fizikisht
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar, pasi të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje në trafik-komunikacion me viktimën mashkull kosovar janë përleshur fizikisht me të duke i shkaktuar lëndime.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vranidoll, Prishtinë të dielën në ora 16:30.


Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/